×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, reagon IKSHPK: E rrezikshme!

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 13:20

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë thotë se sot është shtuar lëvizja e qytetarëve në të gjithë Kosovën, e sipas institutit, kjo është e rrezikshme.


    IKSHPK’ja thotë se lehtësimi i masave nga data e sotme, nuk do të thotë që nuk duhet të zbatohen rekomandimet sepse akoma ka rrezik përhapja e virusit Covid 19.

    Shkrimi i plotë i IKSHPK’së:

    Vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave

    Të nderuar qytetarë!

    Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike

    Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

    Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

    QYTETARË TË NDERUAR!

    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

    AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!