×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga dje në Kosovë janë hapur lokalet, sa persona lejohen brenda dhe rregullat tjera të operimit

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 9:22

    Nga dje, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të anti-Covid.


    Masat për parandalim të përhapjes së pandemisë kanë ndryshuar për shkak të rënies së numrit të rasteve, shkruan Reporteri.

    Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës duke e parë që numri i rasteve të reja me koronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

    Në masat e reja që ka vënë MSH-ja, faza e parë do të fillojë nga data 4 maj (dje) e deri më 18 maj.

    Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.3 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

    Në mesin e këtyre masave është edhe hapja e lokaleve që shërbejnë klientë.

    Disa lokale tashmë janë hapur dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së lokaleve. Konkretisht, do të lejohet një klient në çdo 8 metra katror.

    Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.

    Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!