×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së e akuzon Konjufcën, thotë se ai po rrezikon t’i lë pa punë diplomatët e karrierës

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 10:22

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në Klan Kosova ka thënë që komisioni profesional i MPJ-së ka përfunduar konkursin e brendshëm për staf diplomatik, por Ministri në detyrë Konjufca nuk e ka nënshkruar që me arsyetimin se është dita e fundit e punës, pasi që i ishte dërguar një ditë para se të planifikohej të mbahej seanca për votimin e qeverisë së re.


    “Si ekskluzive edhe që komisioni profesional i MPJ-se ka përfunduar me konkursin e brendshëm për staf diplomatik, por Ministri në detyrë Konjufca nuk e ka nënshkruar që iu është dërguar ditën e premte me arsyetimin se është dita e fundit e punës (një ditë para se të planifikohej të mbahej seanca për votimin e qeverisë së re)”, u shpreh deputetja Musliu-Shoshi.

    Ajo tutje u shpreh se mosnënshkrimi i kësaj liste të stafit do të shkaktoi kaos brenda ministrive dhe ambasadat do të mbesin me shumë pak staf për operim.

    “Mosnënshkrimi i kësaj liste të stafit të MPJ, do të shkaktoj kaos brenda ministrisë dhe ambasadat e Kosovës do të mbesin me shumë pak staf për operim. Fatkeqësia e kësaj situate është se stafi diplomatik i karriereave që do të kthehet në Kosovë do të mbesin pa të ardhura pasi që nuk kanë mundësi të sistemohet në MPJ dhe si rezultat nuk mund të jenë pjesë e listës së pagave”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!