Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.
Vuçiq tha sot se ai kurrë nuk do të marrë asnjë vendim për Kosovën që do të ishte në kundërshtim me interesat e popullit serb, transmeton Reporteri.
I pyetur nga një gazetar nëse ai ndonjëherë do të nënshkruante një zgjidhje për Kosovën që nuk do të ishte në favor të Serbisë, Vuçiq tha se kjo asnjëherë nuk do të ndodhë.
Ai tha se në vitin 2012 gjithçka rreth Kosovës ishte pothuajse e mbaruar, pasi që pavarësia e Kosovës u shpall më 2008 dhe gjykata ndërkombëtare mori një vendim të pafavorshëm për Serbinë në atë kohë.
Siç u shpreh Vuçiq, gjatë asaj kohe, Kosova ishte pothuajse e humbur për Serbinë.
“Ne, me politikë të përgjegjshme, e ndryshuam gjithçka dhe e rikthyem Kosovën në të gjithë historinë. Ne gjithmonë kemi mbrojtur interesat e popullit tonë. Dhe, a do të marrim ndonjë vendim në dëm të interesave të popullit serb dhe shtetit të Serbisë në Kosovë, ne nuk do ta bëjmë këtë kurrë”, u shpreh Vuçiq.
.