Edhe një veteran i UÇK-së ka hequr dorë nga pensioni i tij për këtë muaj, në mënyrë që ta dhurojë atë shumë parash për familjet në nevojë.
Ilaz Papaj, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga fshati Samadraxhë e Komunës së Suharekës, ka dhuruar pensionin e tij mujor për familjet në nevojë.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
“Ilmaz Papaj – Veteran i Luftës së UÇK-së nga fshati Samadraxhë, e ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë. Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.