Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar ashpër sjelljen e autoriteteve të shtetit lidhur me trajtimin e 26 vjeçarit që vdiq duke u hedhur nga konvikti ku po mbahej i karantinuar.
Hoxha ka thënë se ekzistojnë korrespodenca se tashmë i ndjeri kishte probleme me shëndetin, por nuk u lejua të shkonte në shtëpi. Për këtë, ajo thotë se grupi i PDK-së ka propozuar që të krijohet një Komsion parlamentar për të hetuar rastin, shkruan Reporteri.net.
“Duke patur parasysh seriozitetin e ngjarjeve dhe përgjegjësitë e mëdha të institucioneve, grupi parlamentar i PDK-së propozon krijimin e një komisionin hetimor që do të hetonte sjelljen dhe veprimet e Qeverisë. Ne besojmë se ky komision është bërë i domosdoshëm si pasojë e neglizhencave dhe shkeljeve të Qeverisë së shkarkuar. Andaj presim mbështetje edhe nga partitë tjera. Është në interes të institucionet të zbardhet rasti dhe drejtësia të shkojë deri në fund”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, ajo ka thënë se edhe grupet e tjera do të ftohen për të nënshkruar këtë propozim në mënyrë që, sic thotë ajo, të krijohet komisioni që do të hetonte këtë rast në vecanti por edhe trajtimin e të gjitha rasteve.
Ndryshe, vdekja e 26 vjeçarit ka tronditur Kosovën. Ministri Arben Vitia ka thënë se do të bëjnë ç’mos për të zbardhur gjithë të vërtetën, e po ashtu ka shtuar se po mendon të dorëhiqet./Reporteri.net