Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja me LDK-në për Qeverinë e re ka përfunduar dhe se nuk ka mbetur që të diskutohet asnjë detaj tjetër.
“Dihet që deri tash janë arritur marrëveshjet dhe ka një dakordim për programin qeverisës, pra nuk ka ndonjë aspekt që ka mbetur i hapur në atë marrëveshje”, tha Haradinaj.
Haradinaj teksa ka folur për rastin tragjik ku vdiq 26 vjeçari nga Gjilani, tha se kjo është tragjike, duke shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
“Është e dhimbshme, i shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që kanë ndi dhimbje”, tha Haradinaj.
Gjatë ditës, Haradinaj ka bërë homazhe te Obelisku i Dëshmorëve në Pejë. Nga aty, Haradinaj ka thënë se e ka për nderë të qëndrojë pranë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, raporton EO.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.