×
  • Lajme
  • Botë

    Kompania gjermane fillon testimin e vaksinës kundër Covid-19 te njeriu

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 16:45

    Gjigandi farmaceutik Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech kanë filluar testimet e vaksinës kundër Covid-19 te njeriu në SHBA, sipas një deklarate nga të dyja kompanitë ditën e sotme.


    Programi i këtyre kompanive për vaksinën është quajtur BNT162, shkruan CNN.

    Pjesëmarrësve të studimit në Gjermani iu dhanë doza të vaksinës javën e kaluar dhe tani po zhvillohet prova në SHBA në Shkollën e Mjekësisë në NYU Grossman në New York dhe në University of Maryland School of Medicine.

    Faza e dytë e programit është krijuar për të provuar sigurinë, efektivitetin dhe nivelin më të mirë të dozës për vaksinën mRNA e cila do të vlerësohet në një studim të vetëm dhe të vazhdueshëm.

    Pjesëmarrësit në fazën e parë të studimit do të jenë persona të moshës 18 deri në 55 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!