Për ditën e dytë radhazi në Francë, numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi është rritur, bëri me dije sot Ministria e Shëndetësisë franceze.
Të paktën 330 vdiqën gjatë ditës së kaluar, pasi numri i viktimave më parë ishte në rënie, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Gjithsej 25.531 njerëz në Francë kanë vdekur tani pas kontraktimit të virusit.
Por, numri i pacientëve në kujdes intenziv është në rënie, siç është edhe numri i përgjithshëm i shtrimeve në spital.