Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se vala e dytë e coronavirusit është e pashmangshme, teksa e theksuar rëndësinë e testeve serologjike në këtë drejtim.
Ai ka shpjeguar se këto teste tregojnë se sa për qind e popullatës e ka pasur infeksionin me COVID-19.
“Momentalisht është me rëndësi të dihet kush është i infektuar. Por me rënien e numrit të rasteve, Kosova do të duhet ta dijë se sa persona e kanë kaluar pa simptome”, ka thënë ai, në Interaktiv të KTV-së, duke thënë se përhapja nga personat asimptomatikë ka qenë “benzina” që i ka dhënë hov pandemisë në botë.
Megjithatë, ai ka thënë se deri në valën e dytë, secili shtet i ka afat katër deri në pesë muaj, për t’u përgatitur “me teste, me respirator dhe gjithçka që mungon”.
“Dhe përgjigja ka me qenë shumë aktive dhe shumë më agresive”, ka thënë ai.
Sipas Rakës, element i disfavorshëm në sezonin e ardhshëm është fakti se coronavirusi dhe ai i gripit sezonal përkojnë në të njëjtën kohë. Ai megjithatë ka shtuar se testet duhet të vazhdojnë edhe pas zbutjes së masave.
“Një prej parakushteteve për lirimin e masave është që të ketë kapacitete testuese në vazhdim”, ka thënë Raka, duke shtuar se me rëndësi është që të kuptohet se lirimi nuk nënkupton dalje masive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.