×
  • Lajme
  • Lajme

    Një punëtor bie nga kati i katërt i një objekti, gjendja e tij e rëndë

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 10:45

    Një person ka rënë nga kati i katërt i një objekti në rrugën Kosturi në Prishtinë.


    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar.

    I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!