×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen 40 persona, nuk respektuan rregulluat

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 10:47

    Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, edhe pse numri i të infektuarve ka rënë dukshëm.


    Si pasojë e përhapjes që ndodhi muaj më parë, Qeveria e Kosovës ndërmori disa masa në mënyrë që të parandalohet ky virus.

    Por shumë persona zgjodhën që të mos i respektojnë këto masa edhe brenda 24 orëve të fundit.

    Policia e Kosovës ka intervenuar në 25 raste gjatë orëve të fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

    Kësisoj janë ndaluar 40 persona, 23 prej tyre në rajonin e Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!