×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi flet në telefon me kryeministrin kroat, e falenderon që po mban fokusin e BE-së në Ballkan

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 11:22

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet pasditen e sotme, bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar për medie nga Zyra e Presidencës.


    Presidenti Thaçi thuhet tutje se ka shprehur mirënjohjen e tij për këmbënguljen e Kroacisë që të mbahet Samiti i Zagrebit edhe në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

    “Jemi mirënjohës që keni insistuar që samiti të mbahet edhe në këto kushte dhe që po mbani Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e BE-së. Kosova dhe Kroacia janë partnerë strategjikë në rajon dhe në perspektivën evropiane”, ka thënë Presidenti Thaçi.

    Kroacia është kryesuese e radhës e BE-së në gjysmën e parë të këtij viti dhe e ka prioritet të kryesimit të saj afrimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!