×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe 12 raste të reja me koronavirus, në Krujë, Kamëz, Shkodër e Tiranë

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 11:35

    Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë me COVID-19 raporton ministria e Shëndetësisë.


    Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.

    Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara:
    Në Fier 3 të prekur

    3 në Krujë,

    3 në Kamëz,

    2 në Shkodër

    1 rast në Tiranë

    Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.

    Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

    36 te shtruar- Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.
    Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

    COVID-19 – Statistika (6 Maj 2020)

    Teste të kryera 9531
    Raste pozitive 832
    Raste të shëruara 595
    Raste Aktive 206
    Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

    Tiranë 98
    Krujë 69
    Shkodër 16
    Kamëz 6
    Kurbin 4
    Elbasan 3
    Fier 3
    Mirditë 2
    Berat 2
    Durrës 1
    Korçë 1
    Lezhë 1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!