×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamje nga likuidimi i një anëtari të njohur të klanit mafioz malazez

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 12:29

    Disa media rajonale raportuan pamjet e vrasjes së 1 janarit 2018 të Davorin Baltiq në Vracar, Beograd.


    Baltiq ishte një nga viktimat e luftës brutale mes dy bandave nga nëntoka malazeze, përcjell Reporteri.net.

    Pamjet nga vrasja fillimisht u postuan në portalin Crick, duke treguar dy të armatosur të veshur me kostume të bardha që afroheshin te makina e Balltiqit të cilët më pas qëllojnë me breshëri plumbash nga të dy anët e automjetit.

    Ai u vra ndërsa u fut në garazhin e ndërtesës ku jetonte në Vracar.

    Sipas njoftimeve të mediave rajonale, të dy klanet mafioze dikur ishin bashkë dhe të vendosur afër Kotorrit, por pas zhdukjes së 200 kilogramëve kokainë në Valencia disa vjet më parë, filloi një luftë e përgjakshme mes tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!