Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli i ka shkruajtur këshilltarit të ri serb të Kurtit, Cvetko Veljkoviq.
Murseli në postimin ku Svetkoviq është shprehur i lumtur me emërimin në kabinetin e Kurtin, e ka pyetur atë se a duhet kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë.
Madje, i ka bërë thirrje atij që të mos fshijë komente, dhe të përgjigjet si këshilltar i kryeministrit.
“A duhet kërkuar falje Serbia për gjenocid në Kosovë? A njeh pavarësinë e Kosovës? Mos fshij komente, por përgjigju si këshilltar i Kryeministrit të Kosovës që je”, i ka shkruar ai.
Lajmi.net raportoi dje për emërimin e Cvetkoviqit në kabinetin e Kurtit. I njëjti, kohë më parë kishte shpërndarë këngë heroizuese për Ratko Mlladiqin, kriminelin famëkeq serb që është dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.