×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa kërkon ndihmë nga vendet e BE-së për heqjen e vizave

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 15:49

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka marrë pjesë në videokonferencën e organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.


    Mustafa në këtë takim ka diskutuar për prespektivat e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat po përballemi në veçanti me pandeminë Covid-19.

    Kreu i LDK-së kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve për liberalizimin e vizave.

    “Po ashtu, kryetari Mustafa diskutoj për objektivat e Qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës”- njofton Lidhja Demokratike e Kosovës përcjell Klan Kosova.

    Mustafa theksoi që dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke.

    Ai gjithashtu falënderoi BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.

    Në Samitin e EPP-së, marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!