×
  • Lajme
  • Botë

    Fshati i harruar në Kinë, i “gëlltitur” nga natyra

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 9:10

    Pothuajse një përrallë, fshati i braktisur i Houtouwan në ishullin Shengshan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës, është bërë kohët e fundit një sensacion në internet dhe një pikë a pazakontë udhëtimi.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Houtouwan dikur ishte një vend i peshkimit, me një popullsi prej më shumë se 3,000 banorë.

    Sidoqoftë për shkak të vendndodhjes së largët, vendasit filluan të shpërngulen në vitet 90-ta.

    Ndërkaq në vitin 2002, fshati ishte shpopulluar zyrtarisht dhe ishte “shkrirë” me një vend aty pranë.

    Pas disa viteve, shtëpitë e zbrazëta në fshatin buzë detit, disa prej tyre ende të mobiliuara – u mbuluan me bimë të harlisura.

    Vendi mori popullaritet në vitin 2015, kjo pasi një seri fotografish mahnitëse u bënë virale.

    Ky vend i mrekullueshëm filloi të “pushtohej” edhe nga turistët ndërkaq zyrtarët treguan kujdes ndaj tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!