×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e Listës Serbe ia refuzojnë 100 euro Vuçiqit, thonë se e ka ndihmuar mjaft popullin serb në Kosovë

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 16:43

    Serbia ka marrë vendim që  t’i ndajë nga 100 euro për secilin qytetar për ta përballuar më lehtë situatën më virusin COVID-19.


    Një shumë të tillë, po refuzojnë ta marrin deputetët e Listës Serbe.  E kjo për arsye se ata thonë se Serbia po investon mjaft në Kosovë duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve serbë, shkruan Reporteri.

    “Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë. Me këtë rast, falënderojmë shtetin tonë dhe Presidentin Aleksandar Vucic, i cili, në këtë krizë të shkaktuar nga pandemia, kanë treguar shqetësim të veçantë për shëndetin e qytetarëve tanë në Kosovë dhe Metohi dhe për forcimin e institucioneve tona”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Kuvendi i Serbisë gjatë ditës së djeshme ka vendosur të shfuiqzojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Që nga e hëna ka filluar edhe zbutja e masave, me hapjen e bizneseve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!