×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë u përhap lajmi se është shkarkuar nga Trump, reagon Grenell

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 17:10

    I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur poshtë lajmet për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.


    Në media të ndryshme online, por edhe në rrjetet sociale, gjatë ditës qarkulloi një lajm se Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i “Albanian American Civic League” në SHBA, i konfirmonte një shtetasi shqiptar shkarkimin e Grenell. Më vonë, postimi në rrjetet sociale u fshi.

    “Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme”, tha Grenell në një komunikim me gazetarin e A2, Xhevahir Qardaku.

    Richard Grenell mban postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe që prej 20 shkurtit 2020, është emëruar edhe drejtor i përkohshëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare nga presidenti Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!