×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi pyet Arben Vitinë: Pse serbët që hynë në Kosovë nuk futen në karantinë?

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 17:37

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka ngritur disa pyetje publike për ministrat e bqeverisë në detyrë, Arben Vitia dhe Xhelal Sfeçla për çështjen e karantinës.


    Gjoshi ka pyetur përmes faqes së tij në Facebook, Vitinë dhe Sfeçlën, se pse serbët që hynë çdo ditë nga Serbia në Kosovë nuk futen në karantinë?

    Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

    PYETJE PUBLIKE PËR ARBEN VITINË DHE XHELAL SVEÇLËN

    Tragjedia në karantinën e Qeverisë së Kosovës po vazhdon të trajtohet nga kjo Qeveri si një temë që do të harrohet me kalimin e kohës. Ata po i ikin përballjes me këtë tragjedi.

    Ata duhet t’i përgjigjen këtyre pyetjeve publike:

    – Pse Agon Musliu u fut në karantinë, por jo edhe serbët të cilët hyrjnë dhe dalin nga Kosova pa asnjë ndalesë?

    – Po pra, pse?

    – Pse Qeveria e Kosovës nuk karantinon asnjëherë zyrtarët serbë të asaj ane që lëvizin gati çdo ditë në relacionin Kosovë – Serbi?

    – Pse Qeveria e Kosovës karantinon vetëm shqiptarët e këtyre komunave?

    – Pse Qeveria e Kosovës nuk bëri

    Dorëzimi i sovranitetit nga kjo Qeveri në duart e strukturave të dirigjuara nga Beogradi, po shkakton kaos dhe rrezik për shëndetin e popullatës së shtetit tonë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

    Mosushtrimi i sovranitetit për të karantinuar të gjithë ata që hyjnë nga një shtet tjetër, në këtë rast edhe nga Serbia, ka bërë që në ETC-në e Mitrovicës infektimi të përhapet pikërisht nga qytetarë nga komunat veriore që hyjnë dhe dalin nga Serbia pas asnjë kontrollë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!