×
  • Lajme
  • Botë

    Një ndër njerëzit më të pasur në Rusi kryen vetëvrasje

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 20:53

    Rusia është tronditur nga vetëvrasja e miliarderit rus Dimitrij Bosov, 52 vjeç.


    Mediat ruse raportuan se miliarderi kreu vetëvrasje natën e 6 majit.

    Mediat raportuan se ai kishte një plagë me armë zjarri në kokë. Bosov u rendit në vendin e 86-të në listën e Forbes të Rusëve më të pasur me një pasuri prej mbi 1.1 miliardë dollarë.

    Ai ishte një bashkëpronar i ndërmarrjeve Vostokugol dhe Sibanthracite, të cilat merreshin me qymyr. Ai ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë.Arsyet e aktit vetëflijues ende nuk janë bërë të qarta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!