Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj shprehet optimist në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Selmanaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të partive që po e ndërtojnë qeverinë, përcjell Telegrafi.
“Nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe dhe i lë monopolin e ndërtimit të institucioneve një fituesi relativ të zgjedhjeve atë ditë do të duhet të shpallet vdekja e demokracisë në Kosovë përfshirë edhe sistemin proporcional të zgjedhjeve”.
Deputeti i LDK-së thotë se edhe vendimi i vitit 2014 ishte një imponim i keq kur deputetët duhet të votojnë kryetarin e Kuvendit që vjen nga partia e parë.
Selmanaj thotë se nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LVV-së do të prishet edhe forma e ndërtimit të koalicioneve.
“Kur është ndërtuar sistemi elektoral në Kosovë qëllimi ka qenë që të ketë fragmentarizim të pushtetit në mënyrë që askush të mos këtë shumë pushtet”, tha ndër të tjera Driton Selmana
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.