×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia do të ndryshojë mënyrën se si do të bëhet biznes, afaristi kosovar tregon për idetë inovative që ofrohen

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 22:07

    Pandemia Coronavirus, përveç se ka vështirësuar funksionimin, po ndryshon edhe mënyrën se si bizneset do të ofrojnë shërbimet e tyre klientëve. Thirrja për ruajtje të distancës mes njerëzve, kërkon edhe përshtatje në rrethana të reja inovative në mënyrën e të bërit biznes. E një kompani kosovare po ofron produkte të reja, që mbase do të jenë obligative për bizneset, pas rihapjes.


    Rihapja e bizneseve pas pandemisë COVID-19 parashihet të ndryshojë mënyrën se si bizneset do të ofrojnë shërbimet e tyre.

    Bizneset do të duhen t’i përshtaten kushteve të reja, që kërkojnë edhe ide inovative.

    Kompania kosovare ‘Chameleon’, e drejtuar nga Donik Karaqi, veçse ka nisur të ofrojë prodhojë produkte inovative, që mbase do të jenë esenciale për të gjitha bizneset, gjatë daljes nga mbyllja e izolimit shkaku i pandemisë.

    Karaqi, në një bisedë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ thotë se përshtatja në rrethana të reja dhe inovative të të bërit biznes do të jetë rruga e vetme për mbijetesë për bizneset që do të rihapen.

    “Kompania jonë ‘Chameleon’ ku si veprimtari primare ka shtypin digjital dhe reklamat, gjatë kësaj periudhe përmes disa produkteve inovative ka arritur të përshtatet me sukses në rrethanat e reja. Ne i kemi ndalur momentalisht reklamat apo produktet e zakonshme për tu fokusuar në produkte esenciale post-pandemike që u shërbejnë bizneseve të tjera për të vazhduar punën”, tregon ai.

    https://www.facebook.com/chameleonprintks/posts/3744839085591588?__xts__%5B0%5D=68.ARDUdOr46VgiC7YDnowO4ST65AM1teErb05X63D4QJDC0d6ympxYN5lvyKdHY6zNVEWlWq6gFO36bxvGJ0VV8ntGrZq8YAp1d6fn_KtyI0ywoGjNF5UQk7aM_3fDQDtF6LpKfkHLz_EfnS9uLBrl1XxyebAgWi1yrdNDBQJfVh_ltcDRDPJdi5nyOSiOlNcg8LwtM0DMXdDGZEHyRax4RYHHLZ3jDJywPmLhgV8Qco0_tkUqj4Akqj_NBC5O1lboTMDHxo7MzZSZT5G0-v-Lsmo2_-8QfQme35wQX73LLIFN9McP6IhUxHmXVEZ6vBoUQCU8BDG-xFE4FIcIIPz-9KyvSQ&__tn__=-R

    Sipas, Donik Karaqit, kjo përveç që i ka siguruar vazhdimësinë e biznesit të tij, thotë se ka zhvilluar edhe produkte inovative që edhe bizneset tjera të kenë mundësi ta rifillojnë apo vazhdojnë sigurt biznesin e tyre.

    “Produktet ose pakot që i kemi zhvilluar për këtë periudhë janë: mbrojtëse të plastikes me dimensione te ndryshme, stickera për mbajtje të distancës, mbajtëse për dezinfektues dhe shumë produkte të tilla përcjellëse. Këto produkte kanë përdorim në lloje të ndryshme të bizneseve duke filluar nga barnatoret, zyrat, sallonet e ondulimit, agjencitë turistike, dyqanet e shitjeve me pakicë, etj.”, shpjegon afaristi kosovar.

    Tutje, ai për Reporteri.net, shpjegon se “te gjitha materialet përpunohen në Kosovë, behën gati brenda ditës dhe ofrojmë transport falas në të gjithë Kosovën, për shkak të gjendjes”.

    Ai bën edhe thirrje tek kosovarët që të përzgjedhin produktet vendore, në këtë kohë krize.

    “Në këtë kohë të rendë për biznesin sa më shumë të konsumojmë produkte vendore dhe të blejmë nga kompanitë lokale, sepse përkrahja në këtë kohë është esenciale për bizneset”, bën thirrje Donik Karaqi, drejtues i ‘Chameleon Print’, me seli në Prishtinë. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/chameleonprintks/photos/a.837357176339808/3755667537842076/?type=3&theater

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!