Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në asnjë formë nuk mund t’i fitojë zgjedhjet e vetme.
Krasniqi këtë e quajti budallaki, pasi sipas tij Vetëvendosje nuk ka ku t’i marrë gjithë ato vota.
“Kjo është budallaki me mendu që dikush i fiton zgjedhjet 51%. Prej nga vinë ato vota, prej qiellit, apo prej Kinës dhe prej Indisë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai po ashtu ka thënë se Albin Kurti ka bërë hajgare kur ka thënë se me 14 qershor mund të mbahen zgjedhjet në vend.
“Kurti ka ba hajgare siç është bërë hajgarexhi, me 14 qershor nuk mund të ketë zgjedhje, sepse ai është kontradiktor, siç është kontradiktor në skenën politike. Po më vjen keq me trajtu deklaratën e tij”, tha Krasniqi.
Tutje ai tha se partia e tij nuk do ta votojë qeverinë Hoti dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë.
“Nuk e votojmë në asnjë mënyrë qeverinë Hoti. PDK do të qëndrojë në opozitë. PDK e voton kundër qeverinë. Do të jenë 24 vota kundër”, tha Krasniqi në Rubikon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.