Presidenti amerikan Donald Trump dhe zv/Presidenti Mike Pence rezultuan negativ ndaj testit për koronavirusin pasi u bë e ditur se një ushtarak amerikan që punonte në Shtëpinë e Bardhë rezultoi i infektuar me COVID-19.
Njoftimi u bë të enjten nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Ushtaraku u identifikua nga televizioni CNN si ndihmës personal i Presidentit Trump.
Presidenti amerikan refuzoi të përdorte maskë gjatë një vizite të martën në një fabrikë të kompanisë Honeywell në Phoenix të shtetit Arizona.
Një javë më parë, zv/Presidenti Mike Pence u bë objekt kritikash sepse nuk vuri maskë gjatë një turi në Klinikën Mayo në shtetin Minesota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.