×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Nëse nesër do të jem ministër, më shihni si shërbëtor

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 0:08

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet ministër në qeverinë e re të Kosovës.


    “Nëse nesër do të jem ministër, të më shohin si shërbëtor”, ka deklaruar Selmanaj në Debat Plus.

    Tutje ai ka përqeshur militantët e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me qasjen e tyre kundrejt kundërshtarëve politikë.

    Selmanaj ka thënë se militantët e partisë në pushtet shajnë e ofendojnë kundërshtarët politikë teksa “pinë redbull e hanë mish të terur”.

    “Është një trushpëlarje e madhe që i bëhet qytetarëve nga politika. LDK-ja asesi nuk përpiqet që të bëjë shpëlarje truri. Është për keqardhje kur njerëzit i dallojnë njerëzit në të mire e në të këqij. Një grup i njerëzve pinë redbull, hanë mish të terur e i shajnë kundërshtarët politik”, ka thënë Selmanaj.

    Selmanaj ka thënë se pret që së shpejti të formohet shumica e re parlamentare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!