×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama tregon pse nuk i shkoi në takim Albin Kurtit, e quan takim propagande

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 8:08

    Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa fliste për pandeminë, akuzoi kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka refuzuar propozimin e tij për një takim Shqipëri-Kosovë me presidentin Ilir Metën, Thaçin, Osmanin e Ruçin për të patur një plan të përbashkët veprimi kundër Koronavirusi.


    Por i ftuar në “Çim Peka LIVE”, Rama u shpreh se ky do të ishte thjesht një takim propagande.

    “Nuk e kam parë të arsyeshme një takim të tillë propagande. Se ç’pandemi do të luftonim ne në atë format?! Ndërkohë kishte edhe probleme të tjera në Kosovë. Për ju nuk e di, por për mua ishte një shfaqje që nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!