×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova nis numërimin drejt zeros: 861 raste me koronavirus, 561 të shëruar dhe 27 të vdekur

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 8:19

    Nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, në dhjetë ditët e fundit, numri i të shëruarve nga COVID-19, e ka kaluar numrin e të infektuarve.


    Gati dy muaj nga rasti i parë, deri më tani në Kosovë janë infektuar 861 persona, ku 561 prej tyre janë shëruar dhe 27 kanë ndërruar jetë.

    Edhe mbrëmë trendi pozitiv vazhdoi me vetëm një rast të konfirmuar derisa vatrat e koronavirusit janë shuar në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të prekura, shkruan Reporteri.

    Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë dje se Kosova po e fiton përballjen me koronavirusin, pas tetë javësh betejë.

    Ai ka thënë se në Klinikën Infektive ndodhen të shtrirë vetëm 12 pacientë, tre prej të cilëve janë shëruar, e që i bie se të infektuar që po trajtohen aty janë vetëm 9, shkruan Reporteri.

    Që nga e hëna në Kosovë kanë nisur masat lehtësuese, ku qytetarëve u është zgjatur orari i lëvizjes dhe shumë biznese janë hapur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!