×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndeja në kohë pandemie e zyrtarëve policorë dhe familjarëve të politikanëve: Afro 50 plumba dyshohet se u shkrepën

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 8:21

    Afro 50 plumba dyshohet se janë shkrepur javë me parë në Shalë të Bajgorës në ahengun ku pjesëmarrës ishin policë, zyrtarë të Ministrisë se Drejtësisë dhe familjarë të politikanëve.


    Organizimi i kësaj “ndeje” në kohë pandemie është në kundërshtim me vendimin mbi masat e emergjencës shëndetësore, përkatësisht me kufizimin e lëvizjes dhe të tubimeve.

    Zyrtarët policorë dhe ata të drejtësisë janë suspenduar menjëherë pas publikimit të informatës. Përveç masave administrative kanë filluar edhe hetimet penale. Hetimi është duke u kryer nga dy institucione. Zyrtarët policorë është duke i hetuar Inspektorati Policor i Kosovës. Kryeshefi i këtij institucioni, Exhevit Zuka, ka dhënë disa detaje për këtë rast, shkruan Koha.

    “Për pjesën e zyrtarëve policorë hetuesit janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore. Hetuesit kanë siguruar prova dhe i kanë dërguar armët për ekzaminim. Ne tash jemi duke pritur rezultatet e analizave të laboratorit”, ka thënë Zuka. Për numrin e gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes ai ka thënë të mos ketë ende informata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!