×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj për militantët e VV-së: Pinë redbull, hanë mish të terur dhe shajnë

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 9:13

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i ka përqeshur militantët e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me qasjen e tyre kundrejt kundërshtarëve politikë.


    Selmanaj ka thënë se militantët e partisë në pushtet shajnë e ofendojnë kundërshtarët politikë teksa “pinë redbull e hanë mish të terur”.

    “Është një trushpëlarje e madhe që i bëhet qytetarëve nga politika. LDK-ja asesi nuk përpiqet që të bëjë shpëlarje truri. Është për keqardhje kur njerëzit i dallojnë njerëzit në të mire e në të këqij. Një grup i njerëzve pinë redbull, hanë mish të terur e i shajnë kundërshtarët politik”, ka thënë Selmanaj.

    Selmanaj ka thënë se pret që së shpejti të formohet shumica e re parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!