×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Cakaj kërkon sërish që Kosovës t’i liberalizohen vizat: Nuk është favor, është meritë

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 11:14

    Në një intervistë të dhënë për A2CNN, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ndër çështje të tjera diskutimi, vuri theksin edhe tek rëndësia e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.


    “Kosova dhe popullsia e saj dallohen për frymën pro evropiane, por ajo çfarë unë nënvizoj e që është tepër e rëndësishme aktualisht është liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës, prej një konteksti me vlerë të dyfishtë.” – u shpreh Cakaj në intervistën e dhënë.

    Sipas Kryediplomatit Cakaj, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të merituar liberalizimin e vizave dhe prandaj duhet të marrë atë që meriton.

    “Nuk është që po i bën ndokush ndonjë favor Kosovës, duke i mundësuar liberalizimin e vizave, përkundrazi po realizohet një agjendë e premtuar dhe po kurorëzohet një punë kapitale që ka bërë Kosova në këtë drejtim.”-vijoi analizën e tij Ministri Cakaj.

    Nga ana tjetër, Cakaj theksoi se është tëpër e rëndësishme që liberalizimi i vizave të shikohet edhe në kontekstin e besueshmërisë së Bashkimit Evropian në perspektivë të dialogut Kosovë-Serbi, sepse sipas Kryediplomatit Cakaj ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që ështe vital, që ka një marrëdhënie të ngushtë me rajonin, për të vazhduar të tej në procesin e bisedimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!