×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet viktima e 28-të nga koronavirusi në Kosovë, vdes 77 vjeçari që ndodhej në gjendje të rëndë

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 11:36

    Është shënuar edhe viktima e 28-të nga koronavirusi në Kosovë, shkruan Reporteri.


    Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka vdekur një 77-vjeçar nga Rahoveci.

    Në njoftim bëhet e ditur se i ndjeri i ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

    “Sot në ora 10 : 30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se kjo është viktima e e 28-të nga koronavirusi në Kosovë, ndërkohë që numri i rasteve ka rënë dhe disa masa janë lehtësuar.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!