Vetëm diku rreth 9 muaj ka zgjatur aktiviteti i Flamur Malokut në Lëvizjen Vetëvendosje. I prezantuar si aderim i rëndësishëm nga Albin Kurti, gushtin e vetit 2019, ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës ka njoftuar edhe zyrtarisht largimin nga partia e kryeministrit në detyrë.
Në njoftimin e tij përmes facebook’ut, Maloku nuk ka shpjeguar arsyet e largimit nga kjo parti, por ka theksuar për vete se “veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë”.
Reporteri.net, para disa ditësh ka raportuar për dorëheqjen e Malokut nga VV’ja, që u zyrtarizua sot nga vetë ai.
Njoftimi i plotë:
Deklaratë
Miq e dashamirë,
Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.
Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!.
Duke mos u penduar asnjëherë për punën që bëj dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për përkrahjen në çdo kohë, dëshiroj të theksoj se do të vazhdoj të punoj pareshtur dhe të merrem njëkohësisht me studimet e profesionit tim.
Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!
Me nderime,
Flamur Maloku