×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Pence, Kurti i ankohet edhe Parlamentit Europian për Thaçin

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 22:26

    Pas letrës me ankesa të cilën e dërgoi drejt SHBA-ve, tek Zëvendëspresidenti Mike Pence, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur letër edhe drejt Parlamentit Europian.


    Klan Kosova raporton që Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në letrën e nisur drejt Familjes së madhe Europiane, është ankuar përsëri në Presidentin e vendit Hashim Thaçi.

    Sipas tij Thaçi ndërsa Kosova përballej me gjendje të pandemisë, i mbështetur në disa parti politike, mori një seri veprimesh duke u përpjekur të improvizojnë një skemë antikushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!