Revista gjermane “Der Spiegel” në numrin e saj të së premtes, ka publikuar një artikull ku shkruhet se shërbimet e inteligjencës ushtarake ruse GRU kanë arritur të hyjnë në e-mail-et e zyrës elektorale të kancelares Merkel në vitin 2015, kohë kur u sulmua nga hakerat dhe parlamenti gjerman.
Qeveria gjermane nuk ka bërë një koment për këto raportime. Gjithashtu reagim nuk ka as nga Moska zyrtare, e cila më herët i ka mohurat akuzat për këto sulme kompjuterike.
Sipas “Der Spiegel”, policia federale dhe agjencia federale për krimet kibernetike kanë mundur të rikrijojnë sulmin dhe kanë gjetur se objekt i sulmit nga hakerat kanë qenë dy “inbox-e” të zyrës elektorale të Merkel.
Ata kanë hyrë në korrespondencat elektronike të viteve 2012-2015 dhe madje kanë kopjuar e-mail-et në një kompjuter tjetër.
Dhoma e Ulët e Bundestagut gjerman zbuloi në maj të vitit 2015 se sistemi i saj kompjuterik ishte thyer dhe hakerat kishin hyrë brenda tij që nga fillimi i vitit.
Fatkeqësisht nuk u zbulua se çfarë informacioni ishte vjedhur. Ambasada ruse në Berlin nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen në fjalë deri në këto momente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.