×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuari nga Obiliqi punon në një ordinancë private në Prishtinë

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 8:09

    IKSHP ka konfirmuar sonte se një person nga komuna e Obliqit është infektuar me coronavirus.


    Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se sipas informacioneve, rasti në fjalë është rast kontakti dhe është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë

    “Sipas informatave të marrura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

    Më tej, ai ka njoftuar se ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!