×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje për veturën e djegur në Elbasan, dyshimi pse mund të jetë përdorur

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 8:16

    Mbrëmë rreth mesnatës është gjetur një makinë e shkrumbuar në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë.


    Makina tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht konkretisht është gjetur konkretisht në Gracen të Elbasanit.

    “Ky automjet mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal”, janë dyshimet e para të policisë, por që nuk konfirmohen zyrtarisht.

    Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat sesi mund të ketë ndodhur edhe ngjarja e djegies së qëllimshme të tij dhe braktisur e qëllimshme në zonën e Gracenit ku prej të paktën 7 vitesh ka pak lëvizje.

    Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!