×
  • Lajme
  • Lajme

    E gjithë zyra e kryeministrit Kurti janë futur në vetizolim

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 12:47

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane që dyshohet të jetë prekur me koronavirus.


    Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, ka bërë të ditur se edhe kabineti i Kurtit janë në vetizolim.

    “Kabinet i kryeministrit është në vetizolim mbi bazën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultatit të testit të tij. Deri tash nga kabineti nuk është testuar asnjë zyrtar, jemi vetëm në vetizolim”, ka thënë Kryeziu për Klan Kosova.

    Kryeziu ka thënë se varësisht nga rezultati i zyrtarit, do të vendoset nëse do të testohetn Kurti dhe të tjerët, transmeton Repoteri.net.

    “Vetëm pasi të publikohet rezultati i analizës, atëherë në bazë të metodës së gjurmimit të gjithë ata që kanë pasë kontakt fizik me këtë zyrtar do të jenë subjetk i testimit”, ka thënë Kryeziu.

    Ndryshe, Kurti njoftoi paraditen e sotme se është vetizoluar për shkak të kontaktit me një zyrtar që po dyshohet se mund të jetë i prekur me COVID 19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!