×
  • Lajme
  • Lajme

    50 persona nga Gjilani testohen sot për coronavirus, kishin kontakt me të infektuarit

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 14:45

    50 persona nga Komuna e Gjilanit do t’i nënshtrohen sot testit për koronavirus.


    Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

    “Janë gjurmuar rastet e kontaktit dhe sot pritet të testohen 50 persona që dyshohen për koronavirus”, ka thënë shkurt Haziri.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë, prej tyre 9 nga Komuna e Gjilanit.

    Haziri mbrëmë njoftoi se deri në vendim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë familje do të vetizolohen si dhe do të mbyllet Pediatria në spitalin rajonal të Gjilanit.

    Deri më sot janë konfirmuar 58 raste me koronavirus në Gjilan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!