Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, në emisionin “Raport” të KTV-së ka thënë se përgjegjësia për rrëzimin e Qeverisë bie mbi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se për këtë nuk duhet të fajësohet LDK-ja.
“Askush nuk mund ta mohojë, që në qoftëse ne do ta kemi një Qeveri, e cila qeverisë 50 ditë apo 100 ditë dhe nëse çdo gjashtë muaj kemi zgjedhje, që kjo nuk ka pasoja. Të gjithë e dinë se ka pasoja. Por, unë mendoj se as unë dhe as partia ime nuk ishim përgjegjëse sepse ishin veprimet e partnerit tonë të koalicionit të cilat çuan drejt inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dhe përgjegjësinë këtu duhet ta mbajë kryeministri dhe jo LDK-ja. Arsyeja ka qenë raportet me SHBA-në, mirëpo ajo pika kulminante ishte shkarkimi i njëanshëm i z. Veliu, për shkak gjoja të një deklarate e cila ishte e pakoordinuar”, ka thënë Bajrami.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.