Një grua 113-vjeçare nga Girona e Spanjës është shëruar nga koronavirusi. Hulumtuesit thonë se ajo është personi më i vjetër në botë që i ka mbijetuar sëmundjes së re.
Mediet lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila gjithashtu është personi më i moshuar në Spanjë, e mposhti koronavirusin pasi luftoi për disa javë me të.
Pasi kishte dalë pozitive në test, zonja Branyas ishte vendosur në karantinë në dhomën e saj në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më vonë doli negative në testin për koronavirus. Dy persona të tjerë në këtë shtëpi të kujdesit kanë vdekur nga virusi i ri.
Për më tepër, kur ajo ishte fëmijë, e kishte mposhtur edhe Gripin Spanjoll, që ishte pandemia më vdekjeprurëse e shekullit të kaluar, e përhapur në vitet 1918-1920, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Grupi për Hulumtime Gjerontologjike, që përbëhet nga shkencëtarë që merren me studimin e çështjeve që lidhen me personat e moshuar, pretendojnë se në bazë të të dhënave që janë në dispozicion, Branyas është personi më i vjetër në botë që është shëruar nga koronavirusi.
Deri më tani, në Spanjë janë regjistruar 227,436 raste me Covid-19, ndërsa 26,744 persona të infektuar kanë vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.