Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë ditës së djeshme ka përdorur një shprehje popullore për ta përshkruar kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
Konkretisht në një emision televiziv, Musliu e ka quajtur “pulë të keqe”, kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
Ajo ka deklaruar se Osmani po e luan kartën e viktimizimit.
“Megjithatë me një fjalë po e përmbledhi, ti je rritë në fshat unë në fshat, ato pulat e kqija që e kanë hangër drithin në shtëpi të vet, e vonë e kanë ba në kojshi s’kanë as të ardhme. E ardhmja e saj politike nuk është në ditët më të mira të saj”, ka thënë Musliu në Frontal mbrëmë.
E pas kësaj kësaj dhe kritikave që pasuan Musliu është sqaruar duke thënë se nuk e ka ofenduar Osmanin, porse ka përdorur një fjalë të popullore, shkruan Reporteri.
“Perdorimin e nje fjale popullore mund ta quajnë ofendim vetëm ata që nuk kanë njohuri për thesarin tonë popullor.
Fjalët e urta janë udhërrëfyes.
Janë extrakt i nxjerrë nga përvoja e jetësW, ka shkruar ajo./Reporteri.net