×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i arreston dy persona pasi hapën restorantet e tyre

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 10:47

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që ata kishin hapur restorantet e tyre.


    Policia ka njoftuar se dy rastet ishin në rrugën Ali Vitia, kurse një rast të rruga B.

    Më poshtë rastet e ndara, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës:

    Rruga B, Prishtinë, 11.05.2020 – 20:10. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 11.05.2020 – 23:05. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 12.05.2020 – 00:15. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!