Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se nëse numri i të infektuarve me coronavirus rritet atëherë do të obligohen të shtyjnë fazën e dytë të lehtësimit të masave.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve në mënyrë që të mund të kalohet në fazën e dytë të lirimit të masave.
“…Komiteti ka diskutuar situatën epidemiologjike dhe tërheq vërejtjen edhe njëherë që qytetarët të zbatojnë masat pasi kemi parë mosdisiplinim nga ana e qytetarëve në këtë kohë. Nëse numri i rasteve të infektuara rritet atëherë institucionet do të obligohen të shkojnë me ashpërsim të masave”, tha ai.
Hoti kërkoi nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në mënyrë që të mund të shkohet me fazën e dytë të lirimit të masave, që pritet të nisë më 18 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.