×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Duhet të jemi të përgatitur për një valë të dytë të coronavirusit

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 14:17

    Nga QSUT, ku inspektoi depon e re të barnave, kryeministri Edi Rama tha se hapja graduale po i relakson njerëzit, por kjo duhet të rrisë më shumë vigjilencën.


    Sipas tij duhet të jemi të përgatitur, pasi mund të ketë një valë të dytë.

    “Një zot e di çfarë do jetë e nevojshme, por ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes, sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan.

    Shumica e kupton që ishte rezultati i shtrëngimit të fortë, por megjithatë jeta, rutina zakonet janë të forta, kështu që ne duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll. Do zoti mos na sjellë përpara kësaj sprove, por megjithatë duhet të jemi të përgatitur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!