Ka ndërruar jetë zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shyqeri Mehmeti. Lajmin e ka bërë publik ish- deputeti i kësaj partie, Adem Salihaj përmes një postimi më Facebook.
I ndjeri kishte qenë për shumë vite anëtar i LDK-së, dega në Ferizaj.
Njoftimi i plotë:
Paska ndërruar jetë veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe i çështjes kombëtare, Shyqeri Mehmeti. Shyqeri Mehmeti ishe disa vite kryetar i nëndegës së VI, si dhe shumë vite anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, një veprimtar i palodhshëm i situatave të vështira, njeri i drejtë dhe i guximshëm. Ishte disa mandate drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, me ç’rast u shqua si menaxher dhe organizator i mirë, duke u dalë në ndihmë të gjithë atyre që patën nevojë për shërbimet e këtij institucioni.
Shyqeri Mehmeti ishte mik dhe bashkëpunëtor i imi, duke më përkrahur dhe duke më qëndruar pranë edhe në situata të vështira.Ai do të mbahet gjatë në mend për veprat e tija të mira.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
https://www.facebook.com/adem.salihaj/posts/3762369410505055