×
  • Lajme
  • Lajme

    I ndërprehet marrëdhënia e punës Drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 16:04

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se i është shqiptuar masa disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies së punës’ për drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Rrahim Rama.


    Haxhiu ka shkruar në  Facebook se është njoftuar se në mbi bazën e të gjeturave nga Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues është shqiptuar edhe masa disiplinore, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim.

    Tutje Haxhiu tha se i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

    Postimi i plotë:

    Me 7 prill 2020, kemi iniciuar procedurën disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

    Më 17 prill 2020, Qeveria mori vendim për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e këtij rasti.

    Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3648548918549206

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!