×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Klinë, vdes traktoristi, lëndohen rëndë dy persona tjerë

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 17:08

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës, me ç’rast ka mbetur i vdekur një person.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

    “Sot rreth orës 14 e 40 minuta ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve kombi dhe një traktori, ku ngasësi traktorit ka vdekur, këtë e ka konstatuar mjeku kujdestar. Kurse dy pasagjerë të tjerë që kanë qenë me traktoristin kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi për Reporteri.

    Ai ka bërë të ditur se lëndime të lehta ka pësuar edhe ngasësi i kombit i cili edhe është intervistuar nga policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!