×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Punëtorët shqiptarë të tokave në Greqi dalin në protestë, kërkojnë rritje të pagës

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 18:35

    Punëtorët shqiptarë të tokave që jetojnë në Imathia të Greqisë kanë dalë sot në protestë, duke kërkuar rritjen e pagës.


    Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës në 30 euro nga 22 apo 25 euro që është për momentin.

    Ata paralajmërojnë se nëse nuk do të merret në konsideratë kërkesa e tyre, nuk e përjashtojnë mundësinë që të bllokojnë edhe rrugët.

    Kryetari i Unionit të Punëtorëve të Tokës në prefekturën e Imathias. Dimitris Manokou ka shprehur edhe një shqetësim tjetër. Sipas tij asnjë politikan nuk i ka vizituar për të dëgjuar kërkesat e tyre, raporton media greke veriotis.gr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!